Koalicionet? Alket Hyseni: Modalitetet teknike do i diskutojmë me cdo lloj opozite

Deputeti i PS-së Alket Hyseni e quan ditë historike votimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara sot në Kuvend.
Në një intervistë me skype me Ora Neës, deputeti Hyseni thotë se me këto ndryshime kushtetuese “lejohet hapja 100% e listave dhe kushdo që përpiqet të trumbetojë të kundërtën bën demagogji e tymnajë”
“Janë modalitetet teknike që do të përcaktohen Kodi Zgjedhor, të cilin uroj që ta kalojmë me opozitën jashtë parlamentit dhe atë parlamentare do të përcaktohet nëse do të jetë 2/3, më shumë apo 100%”
A do të ndalohen koalicionet parazgjedhore?
“Ndryshimet kushtetuese nuk ndalojnë koalicionet para e pas zgjedhore. Janë e drejtë e secilës parti për tu grupuar në një sigël të vetëm siç e kanë të gjitha vendet e OSBE/ODIHR. Ne së bashku me cdo lloj opozite do të zgjedhim formulën për të adaptuar më të mirën e mundshme por nuk do të shpikim rregulla ndryshe nga e gjithë bota demokratike. Nuk mund të ketë koalicione mikse, amalgam listash brenda një koalicioni pasi pamundëson votimin dinjitoz të qytetarëve shqiptarë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?