Koalicioni ”Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Meta: Kontribut maksimal për të shkulur narkoshtetin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për koalicionin ”Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku bën pjesë edhe forca politike që ai drejton. Në Facebook, Meta shkruan se ky koalicion opozitar është gjithëpërfshirës dhe është në funksion të fitores dhe ndryshimit të shumëpritur më 11 maj.
Postimi i plotë
Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që miratoi sonte me unanimitet marrëveshjen për hyrjen në koalicionin opozitar gjithëpërfshirës “Partia Demokrarike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Në funksion të Fitores dhe Ndryshimit të shumëpritur më 11 Maj, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda por edhe jashtë vendit, do të japë kontributin e tij maksimal për shkuljen nga themelet të Narkoshtetit të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë.
U bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, që në këto orë të mbetura të regjistrohen për të votuar më 11 Maj për të ndëshkuar sektin që dëboi mbi 1 milion shqiptarë në emigrim dhe që nga paniku po tenton çdo manovër për të penguar votën e tyre.
Vota masive e shqiptarëve për koalicionin gjithëpërfshirës opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të sjellë Ndryshimin. FITORE!