Koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, ankimon zgjedhjet në Rrogozhinë dhe Krujë

Edhe pse zgjedhjet lokale të 14 Majit po shkojnë drejt vulosjes së rezultatit nga KQZ-ja, koalicioni ”Bashkë Fitojmë” kërkon pavlerfshmërinë e rezultatit në tre bashki. Bëhet fjalë për Rrogozhinën, Krujën dhe në Kamëz ku u realizua votimi elektronik. Ankimimet u dorëzuan në Komisionin për Ankimimit dhe Sanksionet dhe mbajnë datën 23 maj 2023.

Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 30 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota, pra më shumë se 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes kandidatëve.

Edhe në Krujë koalicioni kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar dhe për këshillin bashkiak të këtij qyteti në ato zona ku thotë se janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me pëcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor.

Kurse në Kamëz kërkon ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për të ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo kërkon që të realizohet me ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo dhe KQZ.

SHKARKO APP