Koalicioni opozitar, Spiropali: Marrëzi olimpike me buzëqeshje heroike
Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, ka reaguar nëTwitter për koalicionin opozitar, për të cilin thotë se është marrëzi olimpike e shoqëruar me buzëqeshje heroike.
”Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike! Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike”,-shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

