Koalicioni për Zgjedhje të Lira jep sugjerime mbi Refomën Zgjedhore

Në draftin për Reformën Zgjedhore pritet të përfshihen edhe sugjerimet e KZLN (Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme), që do t’ia paraqesë ato komisionit të Reformës.

KZLN parashtroi sot në një Tryezë në Tiranë, rëndësinë e pavarësisë së organeve të administratës zgjedhore në Shqipëri” ku u prezantuan sugjerimet kryesore.

Kryetarja e Bordit të KZLN, Mirela Arqimandriti, theksoi rëndësinë e këtij projekti për të kontribuar në reformën zgjedhore, ndërsa eksperti Ilirjan Rusmali tha se reforma zgjedhore duhet mbi të gjitha t’i përgjigjet interesit të publikut dhe pavarësia e organeve të administrimit zgjedhor mund të realizohet vetëm përmes bashkëpunimit me partitë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i KZLN mbi organet e administrimit zgjedhor dhe reformën zgjedhore u fokusua në pesë linja kryesore:

Swiss Digital Mobile Reklama

1) pjesëmarrjen e partive politike në administrimin e zgjedhjeve;

2) forcimin e hierarkisë së organeve të administrimit zgjedhor;

3) reduktimin e presionit politik ndaj tyre;

4) forcimin e profesionalizmit të administratës zgjedhore

5) futjen e teknologjive në procesin zgjedhor.

Raporti sjell një seri rekomandimesh konkrete në lidhje me qendrën e trajnimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kualifikimet e komisionerëve, afatet ligjore dhemodalitetet e propozimeve të komisionerëve nga partitë politike, reduktimin e numrit të komisionerëve dhe rritjen e peshës administrative të sekretarëve të komisioneve, si dhe në lidhje me maturinë dhe kujdesin që duhet treguar në sugjerimet e deritanishme për përdorimin e teknologjisë në disa etapa të procesit zgjedhor.

Sugjerimet e KZLN do t’i paraqiten edhe Komisionit të Reformës në mënyrë që ato të merren parasysh gjatë draftimit të reformës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?