Kocijançiç: Palët të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç është prononcuar mbrëmjen e kësaj të hëne në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Duke theksuar se po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, Kocijançiç  tha për mediat se situata e krijuar në Shqipëri duhet të trajtohen nga institucionet në përputhje me legjislacionin dhe duke respektuar kushtetutën e vendit.

“Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian tha se palët politike duhet të ulen urgjentisht në tryezën e dialogut, në mënyrë që t’i japin fund krizës politike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Ndërkohë, ra në sy së Kocijançiç nuk u prononcu në lidhje me vendimin e  presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve, si dhe paralajmërimin e qeverisë për ta shkarkuar atë nga detyra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?