Koçiu ndan mesazhin e mjekes pneumologe: Duhani vr*t përditë dhe dëmet shihen me kalimin e viteve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau mesazhin e mjekes pneumologe, Olvis Petre, e cila apelon mbi dëmet nga konsumimi i duhanit. “Duhani vret përditë dhe dëmet shihen me kalimin e viteve”, thekson në videomesazhin e saj mjekja pranë QSR “Shefqet Ndroqi”, Olvis Petre.

Sipas saj, “pjesa më e madhe sëmundjeve të duhanit janë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si bronkitit kronik apo kanceri i mushkërisë, por edhe dëme të pariparueshme të mushkërisë si fibrozat pulmonare. “Sëmundja e dytë më e rëndë dhe me impakt të madh në shoqëri është kanceri i mushkërisë. 90% e pacientëve tanë me kancerin e mushkërisë kanë historikun e tyre të duhanpirjes”, u shpreh Petre.

Është rritur shumë përdorimi i cigareve elektronike tek fëmijët dhe adoleshentët por edhe te gratë shtatzëna. “Te gratë shtatzëna ka disa dëme duhani. Ka dëm te vetë rritja dhe forcimi i fëmijës, te shkaktimi i hipertensionit te nëna, por foshnjat e ekspozuara në barkun e nënës ndaj duhanit kanë predispozita më të larta që me kalimin e kohës kur rriten, të bëjnë astmë, bronkit kronik dhe sëmundje pulmonare kronike. Duhani vret përditë, dëmet nuk shihen brenda një dite apo brenda një jave e brenda një viti por me kalimin e viteve duhani bën sëmundje të rënda kronike hospitalizuese apo edhe sëmundje malinje”, u shpreh mjekja pneumologe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?