FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koçiu: Një territor më i zhvilluar dhe më i balancuar për të gjithë(Video)

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vuri sot theksin te nevoja për një qasje të re në planifikimin dhe zhvillimin e territorit, duke e konsideruar atë një element të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Përmes një videomesazhi, Koçiu theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm i vendit nuk mund të ndërtohet mbi modele të njëjta për të gjitha zonat, pasi secili rajon ka karakteristika, sfida dhe potenciale të ndryshme. Sipas saj, politikat publike duhet të hartohen në mënyrë të tillë që t’u përgjigjen nevojave konkrete të çdo territori, duke shfrytëzuar maksimalisht burimet dhe avantazhet që ato ofrojnë.

Ajo nënvizoi se disa zona kanë mundësi më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe agroindustrisë, ndërsa të tjera mund të përfitojnë nga investimet në turizëm, energji, kulturë apo ekonominë bregdetare. Për këtë arsye, sipas Koçiut, është e domosdoshme që strategjitë e zhvillimit të jenë të diferencuara dhe të orientuara sipas specifikave të secilit rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e saj, zëvendëskryeministrja u ndal edhe te zonat urbane, duke përmendur veçanërisht Tiranën dhe Kamzën. Ajo i cilësoi këto si pjesë të një hapësire të gjerë metropolitane, e cila kërkon politika të posaçme në fusha të tilla si infrastruktura, transporti publik, strehimi, arsimi dhe shërbimet për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koçiu theksoi se synimi i qeverisë është që rajonet të mos perceptohen thjesht si ndarje administrative, por si qendra të mirëfillta zhvillimi ekonomik dhe social. Sipas saj, investimet dhe politikat publike duhet të orientohen në mënyrë më efikase drejt nevojave reale të komuniteteve.

Në përfundim, ajo deklaroi se objektivi kryesor mbetet krijimi i një zhvillimi më të balancuar dhe gjithëpërfshirës, ku çdo qytetar të ketë mundësi të barabarta për përparim, pavarësisht zonës ku jeton.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12510 (68.5%)
Jo 4513 (24.7%)
Nuk e di 1248 (6.8%)

Vota totale: 18271