Koço Danaj: Në rast të bashkimit me Kosovën do kemi luftë

Historiani Koço Danaj ka folur në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 për çështjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë, një ide e hedhur së pari nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Danaj u shpreh kundër ndryshimit të kufijve me shkëmbim territoresh dhe sipas tij ka edne paqartësi për çfarë bëhet fjalë

“Është një çështje shumë e madhe për të mos thënë më madhorja, ndaj debati do jetë edhe më i madh. Fryrja e debatit është në disa raste për interesa të ngushta të politikës shqiptare, por edhe të fuqive të mëdha që angazhohen për këtë çështje. Deri më sot, nuk e dimë ende për çfarë është fjala. Do kemi edhe një mur tjetër pas atij të Berlinit, do ngrihet muri i Mitrovicës, që e ndan në të Veriut e të Jugut? Me kë do jetë Trepça, liqeni i Ujmanit, për çfarë korrigjimi flitet? Dhe më kryesore, kur flitet për korrigjim kufijsh, ka një problem, se sapo festuam 28 nëntorin. U shpall Shqipëria e pavarur me kufijtë e saj natyral”, deklaroi Danaj, raporton “BalkanWeb”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha më tej se Presidenti Thaçi nuk e përmendi këtë debat në SHBA, sepse Eliot Engel ia preu dhe i tha as mos e hap temën e korrigjimit të kufijve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërsa këshilltari i Trump, tha do jemi dakord me çdo gjë që do vendosni ju e Vucic. Deklarata e fundit është ajo e Haradinaj, i cili tha se nëse mua më rrëzojnë do marr me vete Thaçin e Veselin. Ky është një pazar për interesa personale të një grupi në Kosovë e të një grupi në Serbi”, u shpreh Danaj.

Danaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LDK, Mustafa i cili është shprehur se Veriu i Mitrovicës po përgatitet për ndarje. Danaj tha se deri tani ai është i ndarë, dhe këtë nuk e thotë Isa Mustafa, kur do bashkohet.

“Katër kryetarët e komunave që me demek dhanë dorëheqjen janë të katër serb, shqiptarët janë një pakicë fare e vogël. Pra veriu i Mitrovicës ka mbetur serb”, tha Danaj, ndërsa theksoi se në rast të bashkimit me Kosovën do kemi luftë.

“I gjithë Ballkani aktualisht po ecën drejt shpërthimi të trazirave, në Kosovë, në Bosnje, në Maqedoni dhe në Greqi. Edhe në Greqi kemi shqiptarë që janë në trojet e tyre në Çamëri, dhe kemi një Republikë të Çamërisë, të pranuar nga Parlamenti Europian, me seli në Hagë e njohur nga qeveria e Holandës dhe Holanda është anëtare e BE-së, siç është edhe Greqia”, u shpreh më tej Danaj.

“E burgosura 1244” është botimi i ri që prof. Dr. Danaj, pritet të nxjerrë në treg për pak kohë, në botim me shkrimet e analizat e tij për Kosovën.

“Fatkeqësisht ne sot më shumë se sa politikanë modernë, kemi politikanë xhonturq, që iu intereson vilajeti i tyre, iu intereson zona e tyre dhe iu intereson të jenë pashallarë”, tha Danaj.

Ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm nëse diskutohet akti juridik i 28 nëntori 1912. Ai theksoi se Kosova do të mbetet atdheu i Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës e Adem Jasharit.

“Çdo të thotë ndarje, ka një kriter kush do ndarje apo korrigjim kufijsh ose duhet të pranojnë të realizohet me bisedime me paqe me dialog, akti i 28 nëntorit 1912 ose gjenden kot në muhabet dhe është e drejtë e tyre të flasin”, tha Danaj, ndërsa shtoi se Kosova do të mbetet atdheu i Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Isa Bolenit, Adem Jasharit, etj. “Është e kotë,- tha ai- që sot të hapësh probleme kur ka vetëm një problem që duhet hapur, akti juridik i 28 nëntorit 1912”, deklaroi Danaj.

Ndërsa komentoi tarifën 100 % të Kosovës ndaj Serbisë, Danaj e konsideroi atë një veprim të vonuar, por të drejtë.

“Veprim i vonuar, por shumë i saktë shumë  i drejtë. Reciprocitet. Ndërsa për bashkësinë ndërkombëtare. Dhe del Mogherini e thotë të hiqet se kështu them unë. Kush jeni ju? Unë jam qeveria, kjo është e drejta ime. Kjo masë do të mbijetojë sa të ketë atdhetarë e patriotë. Sa të ketë pastaj nga ata që për të hequr një dosje, për të fshirë një fletë nga SHBA, Brukseli a Moska, do bëjnë si ti thotë tjetri, do rrëzohet qeveria Haradinaj, por do rrëzohen të gjithë, sepse e do popullit”, tha Danaj, ndërsa theksoi se edhe Serbia duhet të mësohet që edhe Kosova mund t’ia prishë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?