Koço Kokëdhima e humbet zyrtarisht mandatin e deputetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot kalimin e mandatit të deputetit nga Koço Kokëdhima te Edmond Leka, por me votat kundër të anëtarëve të opozitës. Ata kërkuan që Leka t’i nënshtrohej verifikimeve për gjendjen gjyqësore. Leka mbante postin e drejtorit të Portit të Vlorës dhe formulari tij i vetëdeklarimit është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë.
Koço Kokëdhima humbi mandatin e deputetit me vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila e gjeti në papajtueshmëri në Kushtetutën. Kokëdhima kishte përfituar fonde publike gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?