Kodheli: Brigjet dhe deti territorial, më i sigurtë se kurrë këtë sezon veror

Brigjet dhe deti ynë territorial më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror”, shkruan ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në rrjetin social Facebook.

Ajo shprehet se  janë 3 anijet “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria”, të cilat janë në gadishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.

"Brigjet dhe deti ynë territorial më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anijet “Butrinti”, “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria” në gatishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

Patrullime të vazhdueshme për të verifikuar, kontrolluar dhe kapur mjetet lundruese që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve, mallrave apo lëndëve narkotike.

Parandalimi i ndotjes së mjedisit detar, peshkimit të paligjshëm, ruajtja e pasurive nëndetare, detare dhe vlerave arkeologjike është gjithashtu pjesë e misionit të detarëve tanë", shkruan Kodheli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?