Kodheli: Brigjet tona, më të sigurt se kurrë këtë verë

“Brigjet dhe deti ynë territorial janë më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror”. Kështu shkruan në rrjetin social “Facebook” ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa poston një kolazh me foto nga patrullimet në det të anijeve shqiptare. Kodheli shkruan se anijet “Butrinti”, “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria” janë në gatishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.

“Patrullime të vazhdueshme për të verifikuar, kontrolluar dhe kapur mjetet lundruese që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve, mallrave apo lëndëve narkotike. Parandalimi i ndotjes së mjedisit detar, peshkimit të paligjshëm, ruajtja e pasurive nëndetare, detare dhe vlerave arkeologjike është gjithashtu pjesë e misionit të detarëve tanë”, shton ministrja e Mbrojtjes 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?