Kodheli pushton gazetat kryesore në Arabinë Saudite, me vizitën e saj (FOTO)
Ministrja e Mbojtjes, Mimi Koledhi prej disa ditësh ka nisur takimet zyrtare në Arabinë Saudite, ky në fokus mbetet trajimi i ekstremizmit dhe lufta ndaj ISIS.
Takimi i Kodhelit me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud ka pasur jehonë në mediat e këtij vendi.
Gazetat kryesore në vend kanë pasqyruar në faqet e para vizitën e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe takimet e zhvilluara me zyrtarët e lartë sauditë.
Vizita e ministres Kodheli dhe takimet me zv/princin e Kurorës kanë zënë dhe hapësirën më të madhe të lajmeve në portalet kryesore në vendet arabike, ku komentuesit kanë “vërshuar” me komente, numrin më të madh prej të cilëve e zinin komentet e femrave të Arabisë Saudite.


KOHA JONË SONDAZH

