Kodheli shpreh ngushëllimet për Ibrahim Bashën

 

Si ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka shprehur ngushëllime familjes të së ndjerit Ibrahim basha, i cili ra në krye të detyrës në Lazarat, gjatë shkëmbimit të zjarrit me një bande keqbërësish të armatosur.

“Ngushëllimet më të thella për familjen e Ibrahim Bashës, oficer i Policisë së Shtetit, që humbi jetën në Lazarat në krye të detyrës.

Basha, ish-oficeri i Forcave të Armatosura deri para pak muajsh, njeriu i cili nuk kurseu kontributin e tij për atdheun, sot nuk gjendet me mes nesh. Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes i janë mirënjohëse pa fund për kontributin e dhënë për valvitjen krenar të flamurit shqiptar në botë dhe tanimë edhe për kontributin e tij në vendosjen e shtetit ligjor.

U prefsh në paqe Ibrahim!”- shkruante Kodheli në Fb.

SHKARKO APP