Kodheli: Shqipëria, e përgatitur për një fluks refugjatësh

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, teksa raportoi sot në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, theksoi se Shqipëria është e përgatitur dhe ka marrë masat e duhura për një fluks të mundshëm refugjatësh nga Siria.

Teksa ishte thirrur në një seancë dëgjimore mbi zhvillimet në ministerialin e NATO-s, vizitën e sekretarit Kerry dhe situatën e sigurisë në rajon, ajo shtoi se në bazë të informacioneve të mbledhura rezulton se refugjatët mund ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit, vetëm për të kaluar, pasi në fakt, nuk janë të interesuar të stacionohen këtu.

SHKARKO APP