Kodheli takon Nuland: Modernizim FA, ndryshim modelit të armatimit
Në ditën e dytë të vizitës së saj në SHBA, ministrja Kodheli është takuar me asistent sekretaren për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë Viktoria Nuland, e cila shprehu vlerësime për kontributin që Shqipëria ka dhënë në Irak.
Nuland vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për modernizimin e FA, duke u shprehur se “ndërrimi i armatimit do të jetë një ndër objektivat e samitit të ardhshëm”
“Me këtë veprim, Shqipëria i kujtoi Europës rolin e saj të rëndësishëm”, tha Nuland, ndërsa përshëndeti edhe progresin e bërë nga vendin ynë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ministrja Kodheli e njohu zyrtaren Nuland me reformat e realizuara në këtë fushë, ndërsa theksoi edhe modernizimin e FA.
Gjatë bisedës Kodheli e Nuland u ndalen te zhvillimet politike në Shqipëri, tek aktualiteti në rajon dhe tek vizita e ardhshme e kryeministrit Rama në Beograd.