Rama u ndalon ministrave takimet me biznesmenë, pushimet jashtë shtetit si dhe udhëtimet me “Bussines Class”
Me ligj, ministrave do t’u ndalohet takimi me biznesmenë. Po ashtu ata s’mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private apo edhe të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës.
Në mënyrë specifike ministrave iu ndalohet bixhozi.
Rregullat e paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes, dhe të miratuara në shtator të vitit të shkuar nga Këshilli i Ministrave, kanë hyrë në fuqi të premten e 29 prillit.
“Kodi i Ri Etik” lejon takimin me grupe biznesi vetëm në prani të 2 nëpunësve publikë të cilët mbajë minutat e takimeve, identitetin e personave dhe shënojnë në një regjistër të posaçëm çështjet e diskutuara.
Ministrat do të ndalohen tashmë ligjërisht të udhëtojnë me “Bussines Class”, të përdorin sallën VIP të aeroportit apo makinën e punës për familjarët në momentin që nuk janë vetë të pranishëm. Kryeministri ka ndaluar edhe organizimin e festave për personelin me fondet e buxhetit apo pushimet jashtë vendit.