Kodi i ri i Familjes, çiftet homoseksuale në Shqipëri mund të bashkëjetojnë

Kjo, pasi Qeveria pritet të sjellë në Kuvend draftin për “Kodin e Familjes”, në të cilin parashikohet edhe lejimi i bashkëjetesës për partnerët e të njëjtit seks.

Merita Xhafaj, drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, deklaroi në Komisionin për të Drejtat e Njëriut së është gjetur dakordësia me Ministrinë e Drejtësisë për ndryshime në nenet 163 dhe 164 të Kodit të Familjes në të cilat flitet për bashkëjetesën.

Sipas drejtoreshës Xhafaj, ministritë kanë gjetur dakordësinë dhe pritet që në draftin që do të dorëzohet së shpejti në Kuvend të pranohet ligjërisht edhe bashkëjetesa e partnerëve të të njëjtit seks, raporton “Shqiptarja.com”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ajo ka dorëzuar edhe propozimin, që ata që kanosin homoseksualët, të ndiqen penalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?