Kodi i ri Penal, LZHK del kundër: Vihen re dy prirje të rrezikshme

Në diskutimet e fundit për draftin e Kodit të ri Penal, kundër ka dalë kundër edhe Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK).

Ekrem Spahiu tha se propozimet e bëra janë masë ndëshkuese për qytetaret dhe lehtësuese për botën e krimit, për sa kohë, sipas tij, parashikohet lirimi me kusht i të dënuarve përjetë.

”Në draftin e Kodit të Ri penal vihen re dy prirje të rrezikshme: njëra është që shkeljet e vogla i klasifikon si vepra penale dhe i dënon me burgim, gjë që është një masë represive ndaj qytetarëve. Ndërsa tjetra është ajo që vrasësit serialë, të dënuar me burgim të përjetshëm, përfitojnë falje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar rikonfirmon qëndrimin e saj se rikthimi i dënimit me vdekje për disa vepra penale është domosdoshmëri. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar u bën thirrje institucioneve nismëtare që të tërheqin draftin e ri të Kodit Penal”,-u shpreh bashkëkryetari i LZHK-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?