Kodi i ri zgjedhor, ja çfarë do të ndodh në zgjedhjet e 2025. 30% e zonjave në Kuvend, miratohet amendamenti i deputeteve

Në vitin 2025, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, shqiptarët do të votojnë me një kod të ndryshuar zgjedhor. Risia është dhënia mundësi shqiptarëve që jetojnë jashtë, për t’u bërë pjesë në zgjedhjes të përfaqësuesve në parlament.

Amendamenti i deputeteve që kërkonin që edhe në pjesën e hapur të listës, të sigurohet që ⅓ e atyre që do të shkojnë në Parlament të jenë gra, u miratua në Kuvend. Amendamenti kishte bashkëfirmëtare Lindita Nikollën, ministren Elisa Spiropali, deputeten e PS-së, Etilda Gjonaj dhe deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi.

Miratimi me 106 vota pro do të thotë se me formulën e re për shpërndarjen e mandateve dy partitë e mëdha PS-PD ndryshe nga sa premtuan, forcuan vullnetin e kryetarit në hartimin e listës pasi plot 100 deputetë do emërohen prej tyre.

Diskutimet e këtyre ndryshimeve u shoqëruan me debate e kundërshti. Çështja që shkaktoi më shumë debate në sallë ishte mënyra e shpërndarjes së mandateve të deputetëve, parashikim ligjor i cili prek direkt interesin e tyre.

Sipas draftit të dakordësuar, 1/3 e listës së kandidatëve për deputetë do të konsiderohet e mbyllur, pra më të avantazhuar përballë pjesës tjetër e cila do të jetë e hapur dhe renditja e tyre do të bëhet në bazë të votave preferenciale. Por, ndryshe nga propozimet e mëparshme të cilat kërkonin caktimin e një hersi për të kaluar nga pjesa humbëse në atë fituese, ky parashikim ligjor e heq edhe këtë mundësi.

“Po ia falni zgjedhjet Edi Ramës”, tha Alibeaj. Meritë ndaj kësaj ndarjeje duket se prekën edhe socialistët, të cilët sa me tone të zbutura e sa me të ngritura e kundërshtuan me fjalë.

Përballë këtyre akuzave, Damian Gjiknuri tregoi me gisht se kush e kishte propozuar këtë amendament: “Është propozim i PD, unë isha për herës 6500 vota, por nuk e deshën”.

“Do të ketë më shumë persona në parlament nga vota preferenciale se sa më parë”, theksoi nga ana e tij Oerd Bylykbashi.

Pavarësisht replikave dhe akuzave, në finale shumica vendosi dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor u miratuan.

Krahas ndarjes së listës së kandidatëve për deputetë në të mbyllur dhe të hapur, Komisioni i Ligjeve i dha dritën jeshile dhe votës së diasporës, duke parashikuar votim me postë dhe këtë të drejtë do ta gëzojnë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë një adresë banimi jashtë vendit.

Diçka më shumë se 100 deputetë do të jenë të përcaktuar nga kryetarët dhe nuk ndryshohen, ndërkohë që më pak se 40 vende do të përzgjidhen nga zgjedhësit.

Qarku që do të ketë më shumë vende të lira, për shkak të numrit të madh të mandateve që çdo në Parlament është Tirana, ku PD dhe PS do të kenë të sigurt pa nisur zgjedhjet, nga 12 mandate secila. Ky qark çon në Kuvend 36 deputetë, por po të kemi parasysh që mund të marrin mandate edhe PSD dhe PL, numri i deputetëve që zgjidhen nga zgjedhësit do të jetë jo më shumë se 10, që do të thotë se vetëm 27% e listës është e hapur.

Në qarqe si Dibra dhe Kukësi, gara do të jetë vetëm për një mandat nga 3 që çojnë në Kuvend. E kështu me radhë.

Pra përsëri Rama dhe Berisha bënë pazar dhe ranë dakort se listat i cakton kryetari i partisë.

SHKARKO APP