Kodi i ri Zgjedhor, Paloka: Rama ka shkelur gjithçka

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë me këtë aktin e votimit të njëanshëm të Kodit Zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka shkelur gjithçka, përfshirë edhe marrëveshjet që ka firmosur vetë. ”Është shkelur marrëveshja e 14 janarit e firmosur edhe nga Rama dhe mbi të gjitha pika ku thekson se çdo vendim që kalon në parlament duhet të kalojë me konsensusin e Këshillit politik. Vijmë tek marrëveshja e 5 qershorit. Neni 90, mos gaboj, në një nga nenet flitet qartë se si do të ndahen mandatet e një partie brenda koalicioneve. Është shkelur gjithçka, rregullat, morali dhe marrëveshjet që Rama i ka firmosur vetë”, tha Paloka për ”Ora News”.

SHKARKO APP