Kodi Penal/Gjoni: Po keqpërdoret deputetja Bode, po trajtohen shqiptarët si kriminelë

Kuvendi ka nisur senacën e jashtëzakonshme, në një kohë që vendi siç edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha, se jemi në luftë. Një nga pikat më të nxehta janë ndryshimet në Kodin Penal, ku qeveria kërkon të dënojë me burg ata që thyejnë karantinën. Këto ndryshime nuk janë mirëpritur dhe nuk mbështeten nga opozita e re. Deputeti Ralf Gjoni, thotë se shqiptarët po trajtohen si kriminelë.

”Amendamenti i zonjës Bode nuk ka asnjë lidhje me propozimet e deputeteve Gjermeni dhe Bushka në janar, që lidhen me dhunën në familje, unë i mbështes, por futja vjedhurazi në mënyrë tinzare e dashakeqe, duke keqpërdorur një deputete të nderuar, mjeke, që është nga më të urtat, më korrekte dhe më me integritet, keqpërdorimi i një zonje të nderuar, për të ndryshuar kodin penal për ti trajtuar shqiptarët si kriminelë pa konsultim publik, është i papranueshëm”.

Ruçi: Nuk po flet për procedurë, mbylle tashti hajde.

Gjoni: Amendamenti i zonjës Bode, për të amenduar Kodin Penal në kundërhstim me rregulloren e Kuvendit, është i papranueshëm, e prezantuat vjedhurazi. I bëj kërkesë shumicës të tregojë dinjitet dhe ta tërheqë këtë amendament, që të mos trajtohet në këtë seancë.

Ruçi: Me neveri them që gabuat rëndë kur iu adresuar asaj që vlen të respektohet dhe aq më pak s’ka vend të anatemohet.

SHKARKO APP