Kodi Zgjedhor, Balla: Duhet ta kishim votuar sot!
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur apelit të deputetes demokrate, Rudina Hajdari, për reformën zgjedhore.
“U prek nga një deputete e opozitës, nga deputetja më e re PD-së, zonja Hajdari që tha se i bëj thirrje mazhorancës të votojnë kodin zgjedhor, në fakt dëshira jonë është ta kishim votuar që sot, dua të sqaroj të gjithë opinionin publik.Me këtë draft zgjedhor partive i hiqet e drejta për të pasur komisioner apo numërues. Historia që ne do të numërojmë duhet të marrë fund. Vota e atyre që është jashtë territorit nuk garantohet akoma”, tha Balla.
Kreu i Grupit Parlamantar të PS-së i bëri edhe apel deputetëve të opozitës që ta votojnë paketën e reformës zgjedhore seancën e ardhshme.
“Me seancën e ardhshme, apeli im për Grupin Parlamentar të PD-së dhe LSI-së, mos t’i ngelet hatri edhe Fatmir Mediut të vijnë në Kuvend të votojnë paketën e reformës zgjedhore”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

