Kodi Zgjedhor/KQZ nuk merr asnjë vendim për referendumin

Në mbledhjen e kësaj të marte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë vendim për kërkesën e një grupi nismëtarësh për një referendum në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, ndër ta edhe Kristaq Kume, ekspert i nivelit të lartë në tryezën e Reformës Zgjedhore, kishin dërguar në KQZ një kërkesë për mbajtjen e referendumit, me pyetjen konkrete “A janë dakord apo jo shqiptarët që të ndryshojë sistemi zgjedhor?”.

KQZ e konsideroi të paplotë këtë pyetje, pasi nuk përmbushte kriteret ligjore dhe nuk duhej formuluar kështu. KQZ argumentoi gjithashtu se procedurat për këtë nismë duhet të ishin kryer deri më 15 mars por nismëtarët thanë se për shkak të pandemisë e kishin shtyrë kërkesën për në qershor.

Klement Zguri ishte pro pranimit të kërkesës për mbajtjen e referendumit. Çështja ka mbetur pezull dhe tani e vetmja mënyrë për të vazhduar më tej është dorëzimi i kërkesës, me 20 mijë firma në Kuvendin e Shqipërisë.

SHKARKO APP