Koha e njerëzve të lekut!
Në çdo shoqeri ka njerëz të parasë. Eshtë normale. Ata duhen se zhvillimi nuk vjen pa ato.
Por njerëzit e mençur të parasë e ndajnë paranë nga pushteti, duke mos futur hundët kudo në qelizat e shoqerisë.
Dhe ndaj respektohen. Edhe se kontribuojnë në financimin e kulturës së një kombi, edhe se nuk duan gjithçka për vete.
Por në Tiranë këta njerëz që zotërojnë afro 95 përqind të parasë në banka, për dreq, fusin kudo hundët e tyre, duke e deformuar sistemin e një demokracie shumë dimensionale.
Ata, pra këta të parasë, japin mend edhe për kulturën, edhe për arsimin, edhe për sportin, edhe për politikën, bile duke futur deputetë personazhe të botës së tyre.
Ata, pra zengjinët e parasë së madhe, duke patur makina të shtrenjta dhe bodigardë të shumtë, japin mend se si duhet të jetë media e lirë.
Ata, pra thasëmbushurit e Tiranës, financojnë antikulturën dhe antivlerat e shoqërisë shqiptare./SP/
Shënim: Për sqarim një prej këtyre thasëmbushurve më tha se kishte tre diploma universiteti, edhe pa shkuar në universitet. Një si jurist e kishte marrë në Tetovë, një si ekonomist në Prishtinë dhe një tjetër si psikolog ia kishin dhënë në Tiranë. Dhe të trija diplomat i kishte marrë (blerë) brenda pesë vitëve!!
Këta janë shumëeurombledhësit e Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

