Koha e tritolit, 24 shpërthime në 6 muaj

Kohët e fundit në vend është rikthyer tritoli dhe ngjarjet janë të rëndë dhe kriminale. 24 shpërthime me lëndë plasëse dhe 15 djegie të qëllimshme makinash e objektesh u regjistruan në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 në mbarë vendin. E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë katër raste më shumë shpërthime tritoli.

Vendin e parë e mbanë Vlora, qark në të cilin në harkun kohor të 181 ditëve u sulmuan me lëndë plasëse 6 objekte, pjesa më e madhe e tyre automjete dhe shtatë raste të zjarrvënies të qëllimshme me lëndë djegëse.

Por pjesa më e madhe e shpërthimeve me tritol kanë mbetur të pazbardhura, ku autorët kryesisht nuk lënë gjurmë. Në Kukës, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Fier dhe Lezhë nuk u regjistrua asnjë shpërthim me lëndë plasëse.

SHKARKO APP