“Kohët e qeta për Edi Ramën kanë mbaruar”, PD lëshon paralajmërimin e fortë

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, i ftuar në News 24, u shpreh se kohët e qeta për Edi Ramën kanë mbaruar dhe se do të ketë protesta të tjera në vijim.

“Kohët e qeta për Edi Ramën kanë mbaruar dhe nuk do të ketë më”, tha Alibeaj.

Më tej ai shtoi se ky pushtet targeton çdo lloj individi për ta terrorizuar, për ta bërë të tillë që të mos nxjerrë krye.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot një muaj pas 16 shkurtit kanë ndodhur një sërë aktesh. Janë organizuar pesë protesta që tregojnë që ka vrasje të frikës dhe bashkimit popullor. Protesta është një nga mjetet më të forta”, tha Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa shtoi me bindje se protesta e 16 Marsit e përmbushi qëllimin pasi pati jo vetëm masivitet por morën mbështetje dhe nga qytetarët e thjeshtë të të gjitha shtresave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?