Kohëzgjatja e ndërtimit të rrugës së re në shtratin e lumit Shkumbin, Kozeli: S’kemi një datë

Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli thotë se që ka ndikuar në shembjen në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas është erozioni i vazhdueshëm. I pyetur për kohëzgjatjen e ndërtimit të rrugës së re në shtratin e lumit Shkumbin, u shpreh se nuk kanë një datë.

”ARRSH ka një mobilizimi total për zgjidhje sa më të shpejtë dhe të sigurt të këtij aksi, Ky aksi i ri është një gjatësi minimum 1.3 kilometra, nuk mund të them një afat konkret kohor.

Lidhur me pjesën e marrjes së interneteve, unë vazhdoj ta përgënjeshtroj se fenomeni të këtë ndodhur për shkak të marrjes së inerteve pasi ka pasur një kontroll nga IKMT, i cili ka verifikuar dokumentacionin dhe nuk ka shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë zonë, kemi një erozion të vazhdueshëm ndër vite, në 2015, distancat midis trupit lumor dhe shinave të trenit ishte 35 metër, në 2023 kishte shkuar në 17 metër”, tha Kozeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?