Koiçidenca aspak premtuese/ Futi në burg Dritan Zaganin, gjyqtarja që “ka në dorë” Tahirin

Ditën e sotme janë caktuar 3 gjyqtarët e çështjes ”Saimir Tahiri”, mes të cilëve është dhe Flora Hajredinaj, e cila më herët ka vendosur për burgimin me 6 muaj të Dritan Zaganit, i cili denoncoi për herë të parë grupin kriminal të Habilajve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe vetë ish-oficeri i Antidrogës, thotë me ironi se kjo është një nga arritjet më të mëdha të procesit të Vetingut dhe të drejtësisë së re.

Dy gjyqtarët e tjerë që do të vendosin për ish-ministrin janë dhe Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plote i Zaganit: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtarja e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg,dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini,ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me mareveshje te zeza me kalon ne “arrest shtepie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqetare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren “Trafik nderkombetar droge” ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.

Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky “veting” na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.

Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me “brilant” te SPAK-ut.

P.S…si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?