Koka e gjetur në Vlorë, dyshohet për vrasje 3 muaj më parë
Një bari në fshatin Roms në Vlorë ka gjetur një kokë njeriu të shkëputur nga trupi. I tronditur ka njoftuar policinë, e cila ka konstatuar se koka e ndarë nga trupi kishte një vrimë.
Bariu ka deklaruar në polici se e ka gjetur atë në arë, teksa ka qenë duke kaluar. Nga të dhënat e para identifikimi duket i vështirë pasi pjesa e kafkës ka nisur dekompozimin.
Sipas burimeve, dyshohet se koka i perket nje personi, i cili eshte vrare para tre muajsh.
Ajo eshte cuar per ekzaminime mjekoligjore. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se koka ka një vrimë e cila mendohet të jetë bërë nga një armë zjarri.

