Koka, kritika bashkive për problemin e mbetjeve
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kritikuar bashkitë në shkallë vendi në lidhje me problemin e mbetjeve, problem që në Durrës po bëhet gjithnjë e më shqetësues.
“61 bashkitë e vendit duhet të prezantojnë projekte pranë qeverisë qendrore. Fatkeqësisht me Bashkinë e Durrësit kjo nuk ka ndodhur. Bashkëpunimi nuk ekziston”, ka thënë Koka.
Ai ka theksuar se, “qytetarët durrsakë kanë nevojë për një klimë më optimiste” dhe se “situata aktuale në këtë qytet nuk është ajo që dëshirojnë”.
“Me bashkitë që kanë dashur bashkëpunim, ne si qeveri qendrore kemi bërë punë shumë të mira dhe po vijojmë të bëjmë”, ka thënë Koka.
KOHA JONË SONDAZH

