Koka për huanë: PS ngriti një kurth për PD-në, synimi ishte ta paraqiste opozitën kundër SHBA-ve

Gazetari Bledian Koka duke folur për marrëveshjen e huasë me SHBA-të, mendon se kemi të bëjmë me një kurth të mazhorancës në raport me opozitën. Për të qëllimi i PS ishte për të krijuar idenë sikur opozita është kundër SHBA-ve.

“Aty ishte një kurth siç e pashë unë, për të thënë që opozita është kundër SHBA-ve. Kjo gjë duhet denoncuar. Përdorimi i raporteve me SHBA-të, që është aleati ynë strategjik, për qëllime politike. Nuk mund të jetë çdo gjë politike! Ka edhe politika limitet e veta.

A po i themi ne opozitës që kur bëhet fjalë për Amerikën ti nuk mund të diskutosh. Po mirë, kjo nuk vlen edhe për mazhorancën e njëjta gjë?! Sa më shumë bëhet opozita konstruktive aq më arrogante bëhet mazhoranca. Dështoi konsensusi për Reformën Territoriale, dhe opozita e dinte këtë gjë që në gjenezë”, tha Koka në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?