Kokaina e kapur i përket kartelit më të frikshëm në Amerikën Latine
Ditën e djeshme edhe media në amerikën latine, e sidomos ajo në Kolumbi, i kanë kushtuar një sërë artikujsh, kapjes së 613 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, duke bërë publik dhe emrin e grupit të rrezikshëm kriminal që kishte shitur drogën.
Media në amerikën latine shkruajnë se fjala është për kartelin e njohur si “El Clan del Golfo”, organizatën më të rrezikshme në të gjithë Kolumbinë e Meksikën, kur fjala vjen tek droga.

Median bëjnë më pas një pasqyrim të ngjarjes, sasisë së drogës së kapur dhe personave të arrestuar, por ajo që vihet në dukje është një element i pazbardhur deri më tani.

“Sipse.com” i referohet lajmit të shkruar nga “Notimex”, (Agjencisë kombëtare të lajmeve në Meksikë) e cila shkruan se droga u kap gjatë një operacioni të koordinuar mes Marinë Kombëtare Kolumbiane, agjencive ndërkombëtare dhe policisë shqiptare

Ky detaj, nëse rezulton të jetë i saktë ashtu siç raporton dhe Notimex, hedh poshtë në një farë mënyrë pretendimin e policisë shqiptare, e cila është shprehur se nuk ka patur asnjë bashkëpunim me të huajt, deri në momentin kur ka përfunduar operacionin.
Po “sipse.com” e sqaron në lajmin e saj se operacionin në portin e Durrësit, policia shqiptare e ka kryer me forcat e veta, por shton se është njoftuar dhe sinjalizuar më parë, ndryshe nga çfarë pretendojnë autoritetet shqiptare, të cilat kanë folur vetëm për faktin se pas operacionit, kanë njoftuar partnerët ndërkombëtarë./express/
KOHA JONË SONDAZH

