“Kokaina”, Manjani: Operacioni SHOW, e ndërpreu ciklin, pa lejuar hetimin të shkojë tek pronarët
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vijon akuzat ndaj qeverisë “Rama” dhe nismën e saj për vetingun në policinë e shtetit, proces ky sipas Manjanit, se pavarësisht ndryshimeve në radhët e krerëve të uniformave blu, sërish trafikantët nuk gjenden dhe dihen, por i vetmi ndryshim sipas tij, mbetet cilësia e mallit që trafikohet.
Teksa i referohet ngjarjes së të hënës ku u sekuestrua sasia rekord prej 613 kilogramë kokainë, Manjani përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se të gjitha shenjat janë që ajo drogë do përpunohej ende këtu nga “porositësit” dhe do paketohej për t’u dërguar në perëndim.
“Këtë tha edhe Kryeministri: “droga ishte e destinuar jo për konsum vendas””- shton Manjani.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit
Policia që deshën dhe që prap e duan.
————
Policia që dje e deshën korrte hashash. Pronarët e hashashit nuk diheshin!
Policia që duan sot, magazinon Kokainë. Pronarët e saj prap nuk dihen!
Njësoj! Si me Policinë që deshën ashtu edhe me Policinë që duan! Trafikantët nuk gjenden, nuk dihen, nuk kapen…
Dallimi është te lloji dhe cilësia e mallit. Dje flitej për hashash, sot për kokainë. Normal. Qeveria ka më shumë stres dhe kërkon “kualitet të lartë” dhe financim efektiv…
Ndërkohë opinionit publik i serviren vetëm histori me “trima” e me “forca ligjesh”. Asnjë autor, përvec një të dyshuari edhe ai formalisht është nën alibinë ligjore të pronësisë së bananeve. Kjo tregon se kapaciteti HETIMOR i shtetit është 0.
Si në të shumtën e rasteve! Pra asgjë e re! Kot fryhen se kanë bërë reforma! Ja ku e kanë pasojën.
Policia më së pari ka detyrë të gjëmojë e të kapë kriminelët e jo të mbledhë dhe magazinojë produktet e krimit.
Ndaj ai operacion që bënë, të cilin e quajtën SHOË (në fakt për shoë u bë), në rastin më të mirë ishte i papjekur dhe jo profesional.
Nëse nuk është keshtu, i bie të jetë kriminal sepse është bërë për të fshehur pronarët e atij malli.
Të gjitha shenjat (në fakt edhe Kryeministri e pranoi) janë që ajo drogë do përpunohej ende këtu nga “porositësit” dhe do paketohej për tu dërguar në perëndim. Këtë tha edhe Kryeministri: “droga ishte e destinuar jo për konsum vendas”.
Por operacioni SHOË, e ndërpreu ciklin, pa lejuar hetimin të shkojë tek pronarët. Ndoshta nëpermjet tyre edhe tek politikatët pushtetarë…
Prandaj Policia që deshën, e duan prap! E duan për magazinë droge dhe jo kapje të trafikatëve.
Tashmë nuk më çudit as Prokuroria. Ajo është vartëse e Ministrisë Brendshme…
Ndërkohë trafikantët që hë për hë publiku i njeh me kodet “777” apo “024”, etj të stampuara në ato pako kriminale, do ti marrim vesh më vonë, për fat të keq nga lajmet e kronikës së zezë…
Prandaj e duan Policinë, siç e deshën!
KOHA JONË SONDAZH

