Kokaina nga Ekuadori, e porositi një biznesmen grek

E përditshmja greke “Kathimerini” ka zbardhur porositësit e 137 kilogramëve kokainë të cilat u sekuestruan në shtetin fqinj dhe kishin si destinacion Shqipërinë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja greke, mes 4 të arrestuarve ne Greqi lidhur me ngjarjen, gjendet një biznesmen tejet i fuqishëm dhe i njohur në vendin fqinj, pra në Shqipëri.

Ende nuk dihet se cili është ky person pasi në Shqipëri nuk ka asnjë biznesmen të ndaluar për kontejnerët me banane. Autoritetet greke ngrenë dyshimin se pas drogës qëndron mafia shqiptare dhe se sasia e kapur ishte porosi e dy grupeve me aktivitet të shtrirë në Elbasan dhe në Fier.

Informacioni fillestar erdhi tek autoritetet e Portit në Selanik natën e 2 gushtit. Një person anonim telefonoi sektorin e Anti-Drogës dhe i tha oficerit se një sasi kokaine e fshehur mes bananeve do të mbërrinte në port nga Ekuadori. Fillimisht u gjetën 51 kilogramë në një kontejner ndërsa 700 të tjera në frigoriferët e 12 kontejnerëve të tjerë të cilët kishin destinacion Pireun, Selanikun dhe Durrësin.

Tre burra dhe një grua u arrestuan në Pire, të cilët akuzohen se kishin dijeni se në një nga kontejnerët ndodheshin 100 kilogramë kokainë. Midis tyre është një importues i njohur i frutave, si dhe CEO i një kompanie të njohur shumëkombëshe që tregton banane në të gjithë botën.

SHKARKO APP