Kokaina, policia nuk e vëzhgoi gjatë ngarkesën

Pas jehonës ndërkombëtare që mori operacioni i autoriteteve vendase për kapjen e 613 kg kokainë, ”shuhet” nga puna në terren. Sasia e konsiderueshme e kokainës që u zbulua në portin e Durrësit, u bë pa asnjë hetim proaktiv.

Në të tilla raste, mbajtja nën vëzhgim e ngarkesës dhe zbulimi i personave të interesuar, përveç atyre që presin mallin, janë çelësi i suksesit për të shkuar tek porositësit e vërtetë të lëndës narkotike. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, me shumë gjasa për mungesë të kapaciteteve njerëzore.

Burime pranë organit të akuzës theksojnë se prokuroria ka insistuar dhe nuk ka lejuar që kontenieri me kokainë të hapej në Portin e Durrësit, por të mbahej nën vëzhgim me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në fund edhe prokuroria është dorëzuar, duke bllokuar lëndën narkotike pas mbërritjes në magazinat e firmës, që kishte porositur ngarkesën e ligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimet u shprehën se kaq janë kapacitetet dhe se nuk mund të mbanin më tej nën vëzhgim një sasi të tillë droge të fortë. Për këtë arsye në prangat e policisë kanë rënë vetëm shoferi i kamionit dhe shoqëruesit e ngarkesës së ligjshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?