Kokaina, shefi i Antidrogës: Asnjë informacion nga Kolumbia, operacion yni

Velmishi: Asnjë  njoftim nga Kolumbia

“Ndodh  nganjëherë: një  lajm  i mirë është njëkohësisht një lajm  jo  i mirë, për të mos thënë i keq. Është  rasti i kapjes  në Durrës nga policia e shtetit të  613 kilogramëve kokainë”, tha mbrëmë Preç Zogaj në emsionin “Java” në TVSH ku  Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe gazetari investigativ Artan Hoxha diskutuan për temën e trafiqeve me shefin e antidroges në policinë e shtetit, Rezar Velmishi

“Lajmi  shumë i mirë është  kapja e lëndës narkotike, mosrrjedhja e informacionit, guximi për tu përballuar me  grupet krimninale të drogave të forta”.“Lajmii i keq  ka  lidhje me sasinë e madhe, mbi 600 kilogram”, tha Zogaj. “Do të thotë se  kokaina këtu e ka bërë rrugë me kohë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lorenc Vangjeli  pohoi se  kanabisi qe kultivohej në vend po ia lë vendin tranzitimit te drogave te forta dhe ky është një zhvillim akoma më negative në lidhje me fenomenin e trafikut të lendëve narkotike. Artan Hoxha ekspozoi një hartë të itinirareve që ndjekin trafiqet e drogës nepërmjet Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetjes “a  ka kapacitete policia shqiotare për të luftuar tranzitin e  drogave të forta në këto përmasa, shefi i antidrogës, Velmishi  iu përgjigj : Po. Policia jonë i ka kapacitetet, por kjo është një betejë  në bashkëpunim me partnerët. Velmishi hodhi poshte lajmet se për drogën e kapur kishte një informacion nga Kolumbia. Ai njoftoi angazhimin e agjenteve të DEA-a amerikane në operacionet kundër drogave te forta që tranziitohen nga Shqiperia.

Agjentë të DEA-s  ne Shqipëri për të luftuar drogën

Drejtori  i Sektorit Kunder Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Rezart Velmishi, deklaroi në emisionin “Java” në RTSH se aktualisht “agjentët e DEA-s amerikane janë në Shqipëri dhe po bashkëpunojmë me organet ligjzbatuese shqiptare  për luftën kundër trafiqeve te drogave te forta, kryesisht kokainës me origjinë nga amerika latine. Policia shqiptare ka kryer tre operacione ndërkombëtare kundër grupeve kriminale të narkotikëve.  Shume shpejt do të ketë rezultate konkrete nga këto operacione ku po bashkëpunohet me Sherbimin antidrogë amerikan DEA, autoritetet italiane dhe  në një operacion të tretë me FBI”

I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli për prezencën e shtuar të agjensive partnere në Shqipëri, Velmishi shpjegoi se ka një vëmendje të shtuar ndaj luftës kundër narkotikëve në nivel global dhe Shqipërisa është arteria kryesore në “rrugën Ballkanike” duke shtuar se “sipas raportin të fundit të Europol, ka një rritje të kultivimit të lëndës së parë të heroinës dhe bazuar në këtë ka dhe një rritje të vëmendjes kundër trafikimit të kësaj lënde”.

Lidhur me operacionin e fundit për kapjen 618 kg kokainë në Durrës, Drejtori Kundër Narkotikëve theksoi “ se mbi 100 funskionarë të agjensive ligjzbatuese Shqiptare, përfshirë Policinë e Shtetit, Prokurorinë dhe Doganat, kishin informacion për operacionin dhe nuk pati asnjë rrjedhje informacioni” duke shtuar se “autoritet shqiptare i kanë të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për kryerjen e operacioneve të tilla edhe pa mbështetjene e partenerëver ndërkombëtar”

Abuzimet me rrugët. Publikohen 6 kallëzime të KLSH

Siç kishin paralajmëruar, Analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe gazetarin investigativ Artan Hoxha publikuan në emisionin “Java” në RTSH, 6 kallëzime të Kontrollit të Lartë të Shtetit për funksionarë të lartë të ARRSH-së të cilat nuk janë shqyrtuar nga Prokuroria.

Bëhet fjalë për kallëzime të vitit 2014, 2015 ku përfshihen 3 lote të unazës së madhe të Tiranës, segmenti Fakultetit Filologjik- Unaza e Madhe, Sauk- Tuneli i Krrabës, rruga Lushnje-Berat, bypass-et e Fierit dhe Vlorës, ku e dëmit që I është shkaktuar buxhetit të shtetit  sjkon në miliona euro.

Analisti Preç Zogaj  theksoi se numri i të kallzuarve është i madh, ata prezumohen  të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë, ndaj nuk po i japim hapësirë në ekran enrave të tyre. Nuk shtë ky qëllimi ynë”, tha Zogj, “ por pajafësia nuk është në sirtare, është  skandaloze që kallzimet penale të një institucioni të specializuar kontroli përfundojnë në sirtare. Akzuart e pazbardhrua  janë  “një minë me sahat” tha Zogaj, duke shprehur habinë se si “kallëzime të tilla të kryera nga KLSH nuk merren për bazë nga prokuroria, ndërkohë që ka raste kur përdoren  për të shantazhuar përgjegjësit për përfitime personale”

Ndërsa Artan Hoxha e cilësoi një skandal mosveprimin e Prokurorisë ndaj këtyre kallëzimeve duke theksuar faktin se bëhët fjalë për “miliona euro të grabitura, të cilat i paguajnë qytetarët shqiptarët me varfërinë e tyre ndërsa funskionarët e lartë sëbashku me prokurorët blejnë vila dhe luks me këto para”

Eskpoizimi i  kallzimeve penale  në emisionin Java do të vijojë, tha Lorenc Vangjeli. Qëllimi ynë është të sensibilizojmë  Prokurorinë të veprojë, tha si.

Marrëveshja e detit me Greqinë,  Gjebrea pohon se është marrë asistencën nga parnerët amerikanë

Kështu deklaroi deputetja e PS-së, Elona Gjerbra në emisionin JAVA në RTSH. “Qeveria ka angazhuar ekspertët më të mirë të saj për marrëveshjen duke përfshirë këtu dhe  ekspertë të njohur amerikan të së drejtës së detit dhe kandërmarrë të gjitha hapat për garantimin e transparencës dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve”, tha ajo. Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi denoncoi mungesën e transparencës nga ana e Ministrit Bushati. Ai tha se “ministri Bushati në vend që të përfshijë të gjithë aktorët dhe të bëjë transparencën e saksionuar me kushtetutë fyen dhe anatemon opozitën dhe Presidentin e Republikës duke e cilësuar të shkretë”. Sipas tij “një marrëveshje kaq delikate dikton një gjithëpërfshirje dhe transparencë më të madhe për qendrueshmërinë  e saj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?