Kokainë dhe hashash në shtëpi, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre dy vajza

Mbi 23 kilogramë kokainë dhe një hashash, të fshehura nën një krevat dopio dhe një divan, u gjetën gjatë kontrollit të policëve në një shtëpi në Anzola, ku u arrestuan tre të rinj shqiptarë, një 27-vjeçar dhe dy vajza 24-vjeçare.

Gjithçka nisi nga një aksion pranë shtëpisë që çoi në ndalimin e të riut. Pas kontrollit iu gjet droga si dhe material ambalazhi dhe rreth katër mijë euro cash.

Në seancën e vlefshmërisë, përgjegjësinë për drogën e ka marrë 27-vjeçari Juljan Prini, i cili ka sqaruar se vajzat ishin si mikesha në shtëpinë e tij dhe se nuk kishin lidhje me lëndën narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtin version dhanë edhe dy të rejat, në gjykatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas gjyqtari Alberto Gamberini, ka urdhëruar lirimin e tij, ndërkohë që ka vendosur ta lërë në burg 27-vjeçarin, por pa rrethanë rënduese të sasisë së konsiderueshme, në mungesë të këshillave toksikologjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?