Kokainë me taksistë, ja si shitet droga në Tiranë me shërbim 24-orësh. Policia arreston 3 persona

Vijon aksioni i Policisë kundër grupeve narkotike në vend. Tre taksistë mes 25 të arrestuarve ranë në prangat e policisë përgjatë operacionit tempulli 3, ndërsa policia zbuloi dhe skemën se si shpërndahej droga në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Grupi hetimor ka arritur të përcaktojë se si droga porositej nga klientët, ndërsa pika e furnizimit shërbente një apartament në zonën e Laprakës, e cila funksiononte si Call Center me një linjë shërbimi 24 orëshe.

Tre persona punonin si operatorë në apartamentin në Laprakë ku përmes numrave celularë merrnin porositë për kokainën. Taksistët shërbenin si transportues të mallit tek klientët ndërsa të arrestuarit e kryenin këtë shërbim edhe kur bënin transportin e udhëtarëve. Sipas hetuesve anëtarët e grupit komunikonin përmes aplikacionit “Signal”, ndërsa kokaina ruhej në ambientin e marrë me qira.

SHKARKO APP