Kokainë në makinë, prangoset shqiptari

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua në zonën Urbino, pas kontrollit që iu bë në makinë.

Policia gjeti një sasi prej 57 gramë kokainë të pastër në bagazhin e makinës.

Kërkimet më pas u zhvendosën në banesën e 40-vjeçarit shqiptar, ku edhe aty iu gjetë një sasi prej 13 gram kokainë dhe disa materiale për paketim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari u arrestua me akuzën e shitjes lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?