Kokainën në ish-Bllok e shiste pronari, kamerierët dhe banakierët
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Blloku”, duke vënë në pranga pronarin e një lokali në zonën e ish-Bllokut, administratorin, kamerierin dhe një klient, ndërsa ka ndjekur penalisht tre presona të tjerë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas uniformave blu, pronari i lokalit, 38-vjeçari O. P., përdorte kamerierët dhe banakierët për shpërndarjen e kokainës, duke iu thënë të mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.
Gjatë kontrollit policor të ushtuar në lokal, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Ndërsa, gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut, janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

