Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kokëfortësia e Albin Kurtit, BE ashpërson tonin me Kosovën

Kokëfortësia e Albin Kurtit, BE ashpërson tonin me Kosovën

Aktualitet
E premte, 9 Gusht 2024 10:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Paralajmërimi i BE-së për shtim të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, vjen pas synimit të qeverisë në Prishtinë për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe mbylljes së zyrave të Postës së Serbisë në veri.

Bashkimi Evropian paralajmëroi Kosovën se mund të shtojë masat ndëshkuese, nëse Prishtina zyrtare vazhdon me veprime të njëanshme e të pa koordinuara në veri të Kosovës. Këtë parajmërim e bëri në Bruksel zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pas synimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë që ndan qytetin në dy pjesë dhe mbylljes së zyrave të Postës së Serbisë në veri. Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së, që nga qershori i vitit të shkuar, kur në katër komunat e banuara me shumicë serbe u vendosën kryetarët shqiptarë, të cilët kundërshtoheshin nga grupe serbësh. Për pasojë pati përleshje me trupat e NATO-os, ku 90 pjesëtarë të saj u plagosën. Komuniteti ndërkombëtar kishte kërkuar atëherë shtensionimin e situatës në veri, largimin e njësive speciale nga ndërtesat komunale që kujdeseshin për sigurinë e kryetarëve shqiptarë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetarë të komunave të banuara me shumicë serbe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 5 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 7 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 8 orësh

Zëdhënësi, Peter Stano edhe kësaj radhe e bëri të qartë se Bashkimi Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kërkojnë nga administrata në Prishtinë që mos të  vazhdojë më “serinë e hapave jo-produktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pa koordinuar”. “Masat u vendosën vjet për faktin se ajo që po ndodhte çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt shtensionimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim. E kemi thënë atëherë se këto masa mund të shtohen apo të hiqen varësisht prej zhvillimeve të situatës. Kemi masa në fuqi dhe ato mund të shtohen nëse aktorët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, tha zëdhënësi, Peter Stano. Ai tha se “shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të shqyrtojmë se çfarë masash do të marrim nëse situata nuk ndryshon”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reagime nga Kosova

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nga ana e tyre, thonë se është dëshmuar se masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe se shtimi i tyre vetëm do ta thellonte padrejtësinë. “Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë. Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmori BE ndaj Serbisë, e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.

Kosova ka nevojë për mbështejten e BE-së dhe të SHBA-ve, ka thënë Kryeziu. “Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë, të cilat kanë operuar pa licencë dhe në mënyrë ilegale, është çështje e sundimit të ligjit. Ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të marrëveshjeve të dala nga Brukseli që në vitin 2015”, thotë zëdhënësi Kryeziu.

Autoritetet nga Kosova testojnë stabilitetin e urës

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve ndërkombëtare që hapja e urës qendrore mbi lumin Ibër të trajtohet në kuadër të dialogut me Serbinë, autoritetet e Kosovës vazhduan të enjten me testimin e stabilitetit të Urës mbi Ibër, për të parë nëse ura është stabile për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka ftuar serbët e veriut të Mitrovicës që të bashkëbisedojnë me autoritetet që të binden se hapja e urës është në të mirë të të gjithëve. “I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në një diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit.  Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, shkroi Kurti në Facebook.

Javën e shkuar qeveria e Kosovës u paraqiti diplomatëve të QUINT në Prishtinë një plan për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër. Qeveria tha se “liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi, Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian”. Serbët e veriut zhvilluan protesta në veri kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër, ndërsa, forcat paqeruajtëse të NATO-s paralajmëruan se “do të reagojnë ndaj çdo zhvillimi që ndikon mbi sigurinë dhe stabilitetin rajonal./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.