Kol Toma i Velës, bajraktari që shkriu jetën e gjithçka për Pavarësinë e Shqipërisë
Pjetër Marku/
Askush nuk e dinte se në anijen që shkarkonte mallra në Durrësin e shkatërruar të vitit 1918, udhëtonin edhe dy malësorë të liruar nga internimi në Itali që shkonin pranë familjëve të tyre pasi kishin kaluar atje pothuajse gjithë periudhën e luftës së parë botërore.
Në kushtet kur asnjeri nuk e kishte mendjen tek pasagjërët që hypnin e zbrisnin në anije, por tek gruri apo misri që shkarkohej, për të mbajtur gjallë frymën dhe jetën e njerzve të stërlodhur, nga lufta pothuajsë 10 vjeçare e shqiptarëvë me armiq të të gjitha krahëvë, dikush përgjoi ardhjen në Shqipëri të dy prej patriotëve më të mëdhënj dhe me influencë të veriut që ishin Kolë Toma i Velës dhe Kol Ded Gjo Luli i biri i patriotit të madh Ded Gjo Luli, të cilët kishin qënë dëshmitarët okularë të vrasjës së Ded Gjo Lulit në Orosh të Mirditës ku u kapën, burgosen dhe u dërguan në Itali. Ato u liruan nga autoritetet italiane duke menduar se ndryshimet e mëdha gjeopolitike të Ballkanit dhe Shqipërisë së pas luftës se parë botërore, kishin bërë të harroheshin disa ngjarje politike, disa fytyra dëshmitarësh të rëndësishëm dhe njërzish influentë sado të njohura të kishin qënë vitë më parë. Një sy i mprehtë dhe mendje e hollë, i kishte ndjekur me kujdes levizjet e tyre dhe kishte përgatitur për ta darkën ë fundit. Koha vertetoi se për këta dy burra, asgjë nuk kishte ndryshuar dhe eleminimi i tyre, ishte mbulimi përfundimtar i një prej vrasjeve më të diskutuara në Shqipëri në gjysmën e parë të shëkullit të njëzetë, ate të Dëd Gjo Lulit.
Ndoshta këta dy luftëtarë ishin hallka të zinxhirit të shënjuar për t’u ekzekutuar, në vazhdën e vrasjeve të patriotëvë që ngritën flamurin në Vlorë apo që ndihmuan luftën për pavarësi, më armë në dorë, pjesë e planit të madh realizuar në fillim shekullin e njëzetë për eleminimin e shumë patriotëvë që i kushtuan jetën pavarësisë së Shqipërisë që nga I.Qemali e Ded Gjo Luli, I. Boletini etj, ku Kolë Toma i Velës dhe Kol Ded Gjo Luli ishin ndër njërzit që me luften e tyre i kishin paraprirë shpalljes së pavarësisë.
Nga helmimi, Kol Deda vdiq ne vend ndërsa Kolë Toma pas kurimit u kthye në shtëpi për të jetuar edhe 10 vjet të tjera, në fshatin e tij në Velë.
1. Vela, vater e shkollës, dijës dhe qender e rezistencës antiosmane
Bajraku i Velës, është ndër bajraqet më të vjetra të trevës së Lezhës. Gojdhënat që vijnë nga lashtësia e largët, flasin se në mal të Velës, në shkëmbënjtë shekullorë, janë të ngulur çikrikë të mëdhëj në të cilët thuhet se janë lidhur direkët e anijeve në antikitet ose ne një qytetërim më të lashtë nga ai që njohim ne. Edhe sot në shkëmbënjtë e Velës janë janë të ngulur ganxha dhe mbajtëse të përmasave tejet të mëdha për t’u quajtur të zakonshme. Aty ka gropa të thella dhe hone ku mund të humbë edhe një banesë, një tufë e tërë me bagëti, gjë e cila në kohë të vjetra ka bërë shpesh vaki.
Nën pjërrtësinë e malit të Velës 1140 m të lartë, ndodhet fshati me të njejtin emer që është konsideruar edhe si qendër e bajrakut të Velës. Fshati Velë, i ngritur mbi një pejsazh mahnitës, ku shihet si në pëllëmbë të dorës një hapësirë e pamatë nga Ulqini në Durrës, Tiranë e Shkodër, deri në malësitë e Këlmendit, dhe është i njohur për klimen e mrekullueshme pozicionin gjeografik strategjik dhe ditët e shumta me diell.
Pamje e Malit Velë dhe fshatit Velë Vendi
Kisha e Velës është ndër më të vjetrat e ndër më të dëgjuarat e trevës së Lezhës, për rolin qe ka luajtur, për pozicionin dhe meshtarët që kanë shërbyer apo strehuar aty.
Si pjesë e dioqezës së Lezhës, ajo është e njohur që në mesjeten e hershme për shkak se aty më 1660, është hapur shkolla shqipe që është ndër të parat shkolla në Shqipëri. Seminari i Velës i cili kishte për qëllim përgatitjen e gjakonëve, (prandaj është quajtur edhe gjakoni), plotësonte edhe kërkesat e popullsisë së Bajrakut të Velës për arsim shqip e dituri. Shkolla e Velës ne kishen e Velës, e mbuluar me pyje të lartë dhe mjergull të dendur, e mbushur me histori, legjenda dhe enigma të mëdha, është hapur e mbyllur disa herë gjatë mesjetës. Ajo permendët edhe në Vendimet e Kuvendi të Arbërit si një ndër detyrat e tij për ruajtjen e përhapjen e gjuhës shqipe dhe kulturës arbërore.
Kisha e Velës ka qenë përherë strehë e Ipeshkvit të Lezhës sa hërë jeta e tij gjendej në rrezik.
Vela në të gjitha dokumentat e kohës del një vatër rezistence anti osmane ku rol posaçërisht të rëndësishëm, ka luajtur bajraktari i saj, Kolë Toma i cili për një jetë të tërë shkriu pronë e pasuri, familje dhe të afërm, në luftë kundër pushtuesve me një konsekuencë, vendosmëri dhe trimëri të pashoqe për pavarësinë dhe lirinë e vendit në mbrojtje të tokës së të parëvë e trojeve arbërore.
Në foto: Kisha e Velës
Dom Nikoll Kimza e vendos këtë luftëtar në rresht me Ded Gjo Lulin
Kolë Toma, lindi më 1855 në Velë. Babain ia vranë kur Kola ishte në moshë të re dhe për rrjedhojë familja e tij u largua nga sarajet dhe u vendos në Rrenjën e Velës, por aktiviteti i tij u zhvillua përsëri në Velë ku kulla e Bajaktarit Kolë Toma, ishte kështjellë rezistence me flamur të ngritur në oxhak dhe sofra e tij e shtruar në konak për miqtë, të cilët për arsye të pozicionit gjeografik të bajrakut, dhe qëndrimit konsekuent patriotik dhe antiosman të familjes së Bajraktarit të Lezhës ishin të shumtë.
Jetim qe në moshë të re, Ai e fitoi me këmbëngulje, mençuri e trimëri të pashoqe titullin e bajraktarit të Velës, i cili për meritë të tij, është quajtur bajrak i parë në mes katër bajrakëve të Lezhës. Kolë Toma ishte aq i lidhur me Velën sa që në moshë të re u quajt Kolë Toma i Veles duke e krahasuar me malin e lartë me të njejtin emer që sundonte hapësiren në mes Mirdites, Lezhes, Matit e Kurbinit.
Në moshën 23 vjeçare, me 18 qershor 1878, Kolë Toma i Velës ishte një ndër nënshkruesit e promemorjes së krerëvë të Mirditës drejtuar fuqive të mëdha për njohjen e autonomisë për principatën e Mirditës, ku do të bashkoheshin edhe malësitë e Pukës, Kthellës dhe Malësia e Lezhës ku bente pjesë edhe bajraku i Veles . Me këtë promemorie po i jepej jetë Republikës Katolike të Veriut, të cilen e kishin ideuar krerët e Mirditës Preng Marka Prenga e madje vetë Bib Doda, por ky ishte shumë i zgjuar për të dalë hapur në atë kohë kundër Turqisë, pasi e dinte forcën dhe dredhitë e saj.
Keto kerkesa ishin shumë pak nga çfarë kerkonte lëvizja kombëtare më e përparuar e kohës. Këta bajraktarë e prijës fisesh të veriut, më konkretisht të Mirditës, Pukës, Malësisë së Lezhës , Malësisë së Shkodrës, Lurës, Ohrit dhe një pjesë e Kurbinit e Matit, kërkonin krijimin e një shtet shqiptar të paktën në kufijtë e zonës katolikë dhe prandaj në opinionin e kohës u quajt Republika Katolike e Shqipërisë. Pothuajse të gjithë ishin dakort se kjo ishte kërkesa minimale e shqiptarëvë ndaj perandorisë osmane apo edhe Europës për kohën, por gjithsesi ajo ishte një kerkesë e shqiptarëvë për të dalë nga zgjedha turke, pasi ishin krijuar kushtet historike dhe situata politike.
Këto kërkesa u nënshkruan masivisht nga të gjithë bajraktarët e Mirditës që nga Preng Marka Prenga i Oroshit deri tek Kol Toma i Velës.
Pas kthimit nga Kuvendi që u bë në mbështetje të autonomisë së Shqipërisë nga krerët e Mirditës, Ohrit, Pukës e Lezhës, Kolë Toma mblodhi kreret e Bajrakut në Velë ku kishte trojet dhe kullen e të parëvë, shtriu këmbën e gjatë e vendosi rëndë në gurin ë bardhë të Velës dhe tha: Turku duhet larguar, ky vend do çliruar, ky popull do drejtuar nga shqiptarët, populli të gëzojë e fëmijët të rritën të lire, pasi kështu edhe dielli që na ngroh do të jetë më i bukur, ajri që thithim do të jetë më i mirë, ujë që pijmë do të jëtë më i pastër, buka që hamë do të na bëhët shendet dhe të parët do të n’a e bëjnë hallall qumështin e nënës” dhe ngjeshi pushkë e allti për të mos i hequr kurrë në 50 vitet e ardhshme, derisa vdiq si shumë atdhetarë që përgatitën ngritjen e flamurit dhe sollën pavarësinë e Shqipërisë.
Në Kuvendet që organizoheshin nga kreret e Mirdites, Shkodres e Malësisë së Madhe, përpara se të fillonin Preng Bib Doda pyeste: “A asht Kolë Toma” duke e marrë ate si pikë referimi të drejtësise se Kuvendit e mbarësise së tij,të garancisë së kuvendi kishte mbrojtjen e duhur nga trimat e Kol Tomes që ishin të zgjedhur për ta
ruajtur bajraktarin e tyre në çdo rast apo rrethanë.
Kolë Toma, ka marrë pjësë në të gjitha lëvizjet antiosmane në zonën e Malësisë
se Lezhës, Rrubikut, Kashnjetit e Lezhës ku në bashkëpunim më luftëtarët trima të Bregut të Matës, Gjeto e Ded Coku me çetat e tyre organizuan veprime luftarake të herëpas hërëshmë. Bajraktar i një bajraku me traditë në lëvizjën antiosmane e kishte kthyer ate në vendstrehim të komitavë e çetave antiturke. Tek Kulla e Kol Tomës përhërë vinin e iknin njërëz, luftëtarë e komita që ndiqeshin nga ushtria turke. Ajo ishte qëndër rezistence, pikëtakimi e patriotëvë dhe luftëtarëvë antiosmanë, pikë strategjike ku hartoheshin plane dhe nisnin luftimet kundër taborreve turke që kalonin nga jugu në veri drejt Shkodrës, nga perendimi drejt lindjes, Prizrenit e Dibrës apo zonave të tjera. Nga kulla e Kol Tomës në Velë vrojtohej e gjithë hapsira nga Durrësi në Shkodër dhe mund të organizohëshin sulme efikase ndaj karvaneve turke në çdo kohë.
Nuk është e rastit që Kol Toma ishte mik i Ded Gjo Lulit, Bajram Currit, L. Gurakuqit, Preng Bib Dodës,Gjeto Cokut etj.
Në kullën ë tij, janë strehuar më së një herë të gjithë patriotët ë priftërinjtë e veriut që ishin të padëshiruar nga Veziri e Shkodrës apo komandantët e garnizoneve turke që ndodheshin në të gjitha kryqëzimet e rëndësishme të Shqipërisë së pushtuar.
Në vitin 1905 në kullën ë Kol Tomës në Velë ka bujtë për disa ditë Bajram Curri, i cili ka qëndruar në kullat e Kol Tomës dhe Nikoll Gjok Mellës, ku organizoi takime me krerët e Lezhës, Mirditës, Dibrës, Matit e Kurbinit për të kordinuar vëprimet dhe organizuar rezistencën antiosmanë të malësive të vëriut. B.Curri i pat lënë kujtim Kolës një pip cigareje prej qelibari dukë i thënë: “…qelibar t’a kesh zemren për vatan dhe kurrë mos u përkul se trimi ka selametin”.
Të parët që u ngritën në këmbë kundër ushtrive turke të Shefqet Durgut Pashës qenë malësorët e Malësisë së Lezhës të prirë nga Kol Toma të cilët u përleshën me taborret turke në vendin e quajtur Erz i Gurit të Shqipës tek Maja e Frashnit, ku armiku la dhjetra të vrarë e të plagosur në fushën e betejës. Luftimet e malësorëvë të Velës ishin sinjali i fillimit të levizjevë të mëdha popullore dhe patën marrë shkas pasi xhonturqit nuk po i zbatonin rëformat që kishin premtuar kur erdhën në fuqi. Në çetën e Kol Tomës u regjistruan dhjetra luftëtarë nga të gjithë fshatrat por dhe nga bajrakë të tjerë të Mirditës nga Kashnjëti, Rubiku, Lezha e deri në Mat. Më 4 tetor 1910, kamejkami i Lezhës urdhëroi djegien e Velës dhe dërgoi për këtë një ushtri të shumtë dhe të armatosur deri në dhëmbë. Taborret turke dogjën 35 shtëpi dhe 300 burra, gra e fëmijë, pasi mbetën pa strehë mbi kokë morën malin përpjetë dhe u futën thellë në fshatrat e Mirditës për tu strehuar e kaluar dimrin. Në Janar 1911, një grup prej 70 kryëngritësish nga Vela dhe rrethinat e saj me Bardh Kol Tomën në krye, u fut në fshatin Velë të pushtuar nga një garnizon prej 400 forcash turke. Pas 3 orë luftimesh të ashpra turqit, të zënë në befasi u tërhoqën të shpartalluar poshtë në pjerrtësitë e kodrinave dukë lënë në fushë të betejës shumë të vrarë dhe të plagosur si dhe armë e municion dhe pothuaj krejt fushimin me gjithçka kishte. Në muajn prill 1911 një betejë tjetër zhvillohet në mes forcave të Malësisë së Lëzhës më Kol Tomën në krye dhe garnizonit turk të Lezhës në kordinim me kryengritësit bregamatas, ku të dy çetat sulmuan njëkohësisht në dy drejtime me qëllim shkatërrimin e plotë të garnizonit osman të vendosur në Lezhë.
Më 3 qershor 1911, me 350 burra sulmoi Lezhën. Kryëngritësit sulmuan administratën turke në Lezhë, pushtuan pazarin, morën kalanë dhe u vendosën në kodrat perreth qytetit. Një ndër luftëtarët e çetës së Kol Tomës, Ndue Pjetër Duli, u ngjit në minarenë e qytetit dhe prej aty la mbi 30 ushtarë turq të vrarë. Sulmi kundër garnizonit turk për marrjen e qytetit ku ishin dislokuar forca të mëdha turke, nuk pati sukses. Turqit kërkuan që Kola bashkë më trimat ë tij të dorëzohëshin por ky iu përgjigj: “Vela as në grykë të varrit për bukë, turkut nuk dorëzohët, as ushtarë nuk jep se, veç kësulave të bardha nuk ve asgjë tjetër mbi krye”
Pas kësaj beteje që përfundoi pa u marrë plotësisht në dorë qyteti i Lezhës, një sulm më i madh u përgatit dhe u zhvillua në gusht të po atij viti, te cilin populli e përjetësoi më këngë:
Çfarë ka thënë Kol Toma i Velës,
Në tre sahati me i ra Lezhës,
Në tre sahati e dhjetë dekika
Tre taborrë i ka çartë komita.
Në betejen e Lezhës, në ndihmë të garnizonit turk, për të larë hesapet me kryëngritësit e Kol Tomës në Velë e Gjeto Cokut ne Breg të Mates, erdhën forcat e Esat Pashës. Luftime të ashpra u zhvilluan rrugë më rrugë e kodër më kodër qe vazhduan 7 ditë e 7 netë. Mjaft forca të armikut, lanë kokat në shkrepat e Malësisë së Velës .
Pas Kuvendit të krerëve të Mirditës që u mbajt në Kallmet të Lezhës, në pranverë 1912, kur perandoria turke kishte filluar të lëshonte territore nëpër Shqipëri dhe ushtritë serbe, me miratim të heshtur të Preng Bib Pashes, po vendosnin pushtetin në Mirditë, Kol Toma i Velës, vendosi të sulmojë, çlirojë dhe të heqë qafe garnizonin turk që ndodhej i dislokuar në malin e Kreshtës. Kjo postë me ushtarë turq, ishte pikë dominuese mbi Zadrimë dhe ruante rrugen qe lidhte Lezhen me Shkodrën dhe ishte shumë afër Velës, ku ishte qëndra më e madhe e rezistencës anti osmane në zonë.
Marrja e garnizonit të Kreshtës u bë bashkë me luftëtarët e bajrakut të Dibrrit.
Në krye të tyre ishte Frrok Dod Bajraktari, Bajraktar i Kashnjetit, Nikoll Zef Doda i biri e një prej njerzvë të mënçur dhe patriotë të zones, që u bashkuan me Kol Tomën dhe sulmuan dhe shkatërruan garnizonin turk te Kreshtes. Në këtë betejë Nikoll Zef Doda u plagos dhe prej kësaj dite qendroi deri ne fund ne çeten e Kolë Tomës.
Kol Toma së bashku me Gjeto Cokun, ishte organizator i Kuvendit të Zejmenit, që u mbajt me 12 maj 1912, në të cilin moren pjese krerët e Mirdites, Bregut të Mates, Kurbinit dhe Toptanët. Pjesmarrësit e këtij kuvendi u quajten “ Të Beslidhurit”. Këtu u moren vendime për çlirimin e Lezhës nga turqit dhe shpalljen e pavarësisë. Ai ndihmoi kryengritjen e përgjithshme të bregamatasve, duke u ruajtur krahët, në betejat e zhvilluara në vjeshtën e 1912, që sollën pavarësinë e Lezhës dhe të gjithë vendit.
Me 3 dhjetor 1912, në Lezhë pranë varrit të Gjergj Kastriotit u ngrit flamuri nga krerët e Lezhes Gjeto Coku, Kol Toma e Ded Coku, Frrok Bajraktari, Cen Osmani etj, të cilët krijuan Qeverinë e Lezhës që njohu dhe veproi nën urdhërat e Qeverise së Vlorës. Luftëtarët Lezhjanë, duke qenë të zënë në luftime të perditshme kundër Serbëve që kishin pushtuar Lezhën, dërguan në Vlorë përfaqësuesit e tyre të cilët morën pjesë në Kuvendin eVlorës më 28 nëntor1912.
Kol Toma i Velës e vazhdoi luftën edhe pas renjës së Qeverisë së Vlorës. Ai dergoi një çetë në mbrojtjë të Qeverisë së Princ Vidit të cilët u ndeshen me forcat e
Esat Pashës.
Në foto: Lezha e vitit 1918
2. Sofra e shtruar e Kol Tomës
Burri i gjatë Kol Toma, ishte një lis i madh që bëri hijë të rëndë në majën e Velës, në Lezhë e Mirditë dhe i kontribuoi tërë jetën pavarësisë së Shqipërisë me konsekuëncë të lartë dhe sakrifica të mëdha. Ai frymëzoi patriotizëm të pashoq në gjirin e popullsisë së Velës, duke e kthyer ate në çerdhe luftrash për liri, sofer bujarie e model bese e krenarie. Sakrifikoi gjithçka i pat falur zoti, Bajrakun nga vënd të lulëzuar më toka pjellorë e vreshta, e ktheu në fuqi baruti, e çeta komitash, kullën e bardhë e bëri objekt të qitjës së topavë turke, pre sulmesh të garnizonit turk të Shkodrës e Lezhës, Velën e bukur e bëri termopile, familjën e bëri çetë luftarake dhe luftoi natë e ditë si luftëtar dhe ushtar besnik i atdheut, për të cilin nuk kurseu jetën e të gjithë familjes që nga babai, vëllezërit që iu vranë në mbrojtjë të ushtrisë së Princ Vidit, dhe deri tek fëmijët,që mbeten në rrugët ë Shqipërisë nga lufta për pavarësi e deri tek lufta partizane duke mbyllur tragjikisht sagen heroike të një familje.
Kodi i nderit i këtij burri të madh, ka qënë atdhedashuria dhe besa ndaj vatanit dhe bashkëluftëtarëvë që u sakrifikuan për liri e pavarësi.
Vite më vonë kur asgjë nuk kishte mbetur nga kullat e larta të Kol Tomës, deshmor i pavarësisë, poeti Gjok Beci shkruan:
Krejt sa rrethi i hënës
Shtrohej midis odes
Me një vrimë plumbi
Sofra e Kol Tomës.
Ngrihej Bajram Curri
Ulej Ded Gjo Luli
Rridhte bujaria
Një baruti e brumi.
Kol Toma i Velës, mbetet shembull trimërie e bujarie në panteonin e lirisë e pavarësisë se atdheut.
*Autori është specialist i arkivit në Bashkinë Lezhë.