Kola: Protesta tregoi se policia është në konflikt me popullin. Propozimi i ministres së Arsimit, kriminal
I ftuar në Ora News, analisti Vehap Kola u shpreh se ministrja e Arsimit shqetësohet për prishjen e sinjalistikës, por nuk shqetësohet për dhunën ndaj të miturve dhe të rinjve.
Kola tha se propozimi i ministres është kriminal dhe theksoi se protesta ishte e tillë, pasi ka një konflikt mes policisë së shteti dhe popullit.
Kola: Ministrja e Arsimit shqetësohet për prishjen e sinjalistikës, por nuk shqetësohet për dhunën ndaj të miturve dhe të rinjve, apo për faktin që ata janë rrasur disa veta në qeli të vogla në komisariate. Pas kësaj deklarate dorëheqja duhet të ishte gjëja më minimale që duhet të bënte. Këto deklarata diskriminojnë këta të rinj që kanë dalë në protesta. Propozimi është kriminal. Kush ia jep këtë të drejtë kësaj ministre që t’i trajtojë me psikolog këtë teori, kur vetë nuk është psikologe. Ajo ka propozuar një gjë shumë të guximshme, për një vend që pretendon të jetë demokratik.
Protesta në 7 ditët e saj tregoi se nga një ndarje të thellë mes qytetarëve dhe policisë, që është gjymtyra kryesore e regjimit të Ramës. Kjo tregon se policia është në konflikt të hapur me shoqërinë. Përveç krimit, ka një mllef të akumuluar në vijimësi, sidomos nga të rinjtë, për mënyrën se si janë trajtuar këto vite. Në disa reparte të policisë zbatohen urdhra politikë.
Kola shtoi se protesta kishte frymë, sepse përndryshe nuk do të zgjasë dhe se opozita mund të përfshihej, por nuk e bëri.
Kola: Nëse nuk do të kishte frymë kjo protestë, nuk do të kishte zgjatur kaq shumë, sidomos pas rrahjeve dhe dhunës policore. Zgjatja e saj pa lidership tregon se kishte frymë. Mazhoranca nuk mund të pranojë se kjo protestë ishte një tezë e konfliktit mes policisë ose qeverisë me popullin. Pas vrasjes nga polici, trupa e policisë fsheh krimin. Këtu opozita kishte të drejtë të përfshihej, por nuk e bëri. Prandaj qeveria shprehet kështu, pasi ishte një konflikt i popullit me policinë. Nëse nuk do të kishte vrasje nuk do të kishte protestë me datë 9 para kryeministrisë.
Po të lexoni raportet ndërkombëtare shumica e atyre që ikin nga vendi ynë, janë të rinj. Të rinjtë nuk gjejnë perspektivë në vend apo që t’u ofrojë një të ardhme me të mirë. Në Evropë nuk po priten me tapet të kuq, por po shkojnë të punojnë. Ngritja e tyre ka lidhje edhe me pandeminë. Në këto 7 vite sa herë kanë parë që të shuhet një dritë, të rinjtë kanë zgjedhur të ikin, por tashmë me kufizimet nuk ikin dot. Çështja e perspektivës nuk është zgjidhur, prandaj u kthye në një bombë.