Kolaudimi, qeveria shtyn edhe 16 muaj kontratën me SGS

Shtatorin e këtij viti përfundon marrëveshja e koncesionare 10-vjeçare me kompaninë SGS, për shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo siç njihet ndryshe kolaudimi. Sipas kontratës, marrëveshja e koncesionit duhet të përfundonte këtë të martë, pra në datën 3 shtator të vitit 2019 dhe shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve duhej t’i rikthehej shtetit. Lidhur me këtë situatë, mësohet se Ministria e Infrastrukturës, do të zgjasë me 1 vit e katër muaj kontratën koncesionare të kolaudimit me kompaninë SGS. Ndonëse zgjatja e afatit nuk është njoftuar zyrtarisht, burime nga ministria bëjnë me dije se shërbimi i kolaudimit do të mbetet ekskluzivitet i kompanisë zviceriane deri në dhjetor të vitit 2020.

Sipas kontratës që është miratuar nga palët, të paktën 6 muaj përpara përfundimit të afatit qeveria shqiptare përmes Ministrisë se Infrastrukturës duhet të fillojë procedurën me marrjen në dorëzim të aseteve të koncesionit, si qendrat e kontrollit teknik dhe pajisjet që janë vendosur. Kolaudimi i automjeteve u dha me koncesion në vitin 2009 nga qeveria e atëhershme e partisë demokratike tek kompania zviceriane SGS për një afat 10-vjeçar. Sipas kontratës, marrëveshja e koncesionit duhet të përfundonte këtë të martë, pra në datën 3 shtator të vitit 2019 dhe shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve duhej t’i rikthehej shtetit, së bashku me të gjitha asetet dhe investimet e kryera nga kompania private.

Në klauzolat e kontratës koncesionare ishte përcaktuar edhe rruga se si shërbimi duhej t’i rikthehej shtetit duke i lënë detyrë ministrisë së infrastrukturës që të nisë procesin e transferimit 6 muaj përpara përfundimit të koncesionit. Ministria e Infrastrukturës zgjodhi të mos veprojë për ta rikthyer kolaudimin në shtet duke vendosur ta zgjasë afatin e koncesionit deri në dhjetor të vitit të ardhshëm. Shërbimi i kolaudimit është një treg që qarkullon rreth 8 milionë euro në vit. Sipas bilancit zyrtar, vitin e kaluar kompania SGS realizoi një fitim neto prej 1.6 milionë euro, me një rritje prej 20 për qind krahasuar me 2017-ën. Për shkak të leverdishmërisë ekonomike, koncesioni i kolaudimit të automjeteve ka qenë gjithmonë i lakmuar nga grupet vendase të biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se tu mësonte vendimi për shtyrjen e kontratës, opsionet ishin të paktën katër. I pari ishte marrja e këtij shërbimi në dorë nga shteti dhe largimi i kompanisë SGS, i dyti ishte liberalizimi i shërbimit duke licencuar disa kompani, i treti që merrte në konsideratë vazhdimin e operimit të SGS në mjediset që ka por në një treg ku veprojnë edhe shoqëri të tjera dhe i opsioni i katër ishte shtyrja e aftit të kontratës ekzistuese duke ia lënë monopolin e kolaudimit të mjeteve edhe për disa vite kompanisë SGS. Ky i fundit është vendimi që ka marrë qeveria, e cila e ka zgjatur me 1 vit e 4 muaj, kontratën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtatorin e këtij viti përfundon marrëveshja e koncesionare 10-vjeçare me kompaninë SGS, për shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo siç njihet ndryshe kolaudimi. Sipas kontratës që është miratuar nga palët, të paktën 6 muaj përpara përfundimit të afatit qeveria shqiptare përmes Ministrisë se Infrastrukturës duhet të fillojë procedurën me marrjen në dorëzim të aseteve të koncesionit, si qendrat e kontrollit teknik dhe pajisjet që janë vendosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?