Kolegë e pedagogë për dhunën ndaj gazetarit: Turp
Kolegë dhe pedagogë kanë reaguar ashpër për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji nga truproja i Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Ishte pikërisht pyetja nëse po hetohen përgjegjësit e grabites në Rinas nga Prokuroria që ngjalli reagimin e Markut që shtyu mikrofonët dhe të truprojës së tij që përplasi për murin gazetarin.
Reagimet
Gazetar-Eler Yzeriri
“Ore po këto ndërhyrjet me faull ndaj gazetarëve, a janë të ndëshkueshme me karton te verdhë? Dhe të imagjinosh që këto ishin pyetjet më të lehta që mund t’i bëhen një prokuroreje të Përgjithshme të Përkohëshme!”
Pedagog-Ervin Goci
“Oligarkët janë njerëzit më të qetë sot për shkak të kësaj Zonje, e cila një ndër misionet publike në shërbim të oligarkevë, është dhe të dhunojë gazetarë në krye të detyrës”.
Gazetar-Dritan Laci
“Këta nuk kanë me turp as burra as gra. Gjuha e urrejtjes qe Rama vjell çdo ditë ndaj gazetarëve, duket se u ka hyrë në qef edhe grave të tij. Gazetari Renaldo Salianji, kolegu im dhe i yni, shtyhet paturpësisht në krye të detyrës, si një leckë nga truproja i Arta Markut. Dhe në prani të dy grave deputete, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli, të cilat sic duket edhe nga pamjet janë gati të kalojne mbi trupin e gazetarit vetëm që të mos u prishet rehatia. Madje deputeten Gjylameti nuk e ha shumë meraku për atë që ndodh para syve të saj, por shpreh me shume interes për lirimin e rrugës se sa për të drejtat e një gazetari, apo qoftë edhe të një qenie njerëzore me të gjithë të drejtat që duhet të gëzojë një njeri. Turp e faqe e zezë për të gjithe ju….”
Gazetare-Merita Haklaj
“Mjaftonte një përgjigje normale e tipit – ju duhet ta dini që me reformën në drejtësi zot të çështjes janë prokurorët që e kanë çështjne në dorë dhe i inkurajoj ata të bëjnë punën. Gazetarët bëjnë pyetje dhe pyetjet asnjëherë nuk janë gabim. PP(p) kishte në dorë përgjigjen dhe atë e dha me dhunë. E trishtë kur paranoja, komplekset me të cilat erdhi, po qëndon e kërkon të qëndrojë në detyrë nuk po e bëjnë as Arta Markun një kryeprokurore të respektuar në sy të publikut. Asnjëherë nuk e kemi pasur një të tillë”.
KOHA JONË SONDAZH

