Kolegët e Sokol Fekës: Nuk e paragjykojmë pasi kishte borxhe dhe kredi

Kolegët e majorit Sokol Feka thonë se ata nuk e paragjykojnë atë për atë që ndodhi. Sipas tyre, ai ka qenë një pilot i shkëlqyer, por që ka pas probleme familjare, duke filluar nga borxhet dhe kreditë.

“Kemi punuar me Sokolin gjatë emergjencave të ndryshme. Ai ishte një pilot i shkëlqyer. Nuk e dinim se merrej me një aktivitetet të tillë, por ne nuk e paragjykojmë. Ai kishte nevojë për lekë, sepse kishte shumë probleme financiare. Jetonte me qera, kishte borxhe, kredi”, kanë thënë disa nga kolegët e tij në Repartin e Helikopterëve në Farkë.

“Edhe pse piloti kishte hapur një biznes pastrimi, kjo nuk e ndihmoi të dilte nga jetesa në kushte të vështira në një banesë me qera. Kjo histori duhet të shërbejë që pilotët të trajtohen më mirë ekonomikisht. Vetëm ai e di se përse e ka bërë një gjë të tillë, por besoj se hallet e kanë shtyrë ta bëjë diçka të tillë”, ka thënë një tjetër. Sipas tyre, Feka merrte vetëm 53 mijë lekë të reja rrogë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?