Kolegji i Apelimit vendos sot për Herald Saraçin

Ka nisur seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për procedimin disiplinor ndaj Komisionerit publik Herald Saraçin. Seanca ka nisur rreth orës 09:07, ku për Saraçin është kërkuar si masë disiplinore shkarkimi nga detyra.

Në seancën e djeshme u dëgjuan pretendimet e vetë komisionerit në lidhje me shkeljet për të cilat ai akuzohet nga ONM. Sipas Saraçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij që nga korriku i vitit të kaluar nuk ka kryer asnjë shkelje.

Saraçi tha se nuk ishte bërë pengesë për miratimin e rregullores së brendshme të komisionerit publik ndërsa shtoi se dy afatet e lëna për miratimin e saj janë përmbushur në kohë. Pasi administroi provat shkresore Kolegji shtyu seancën për ditën e enjte kur pritet të jepet vendimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?