”Kolegji i Policisë”, 570 konkurrentë për 150 vende
Aktualitet E Shtunë, 11 Shtator 2021 10:06
Policia njofton se prej ditës së hënë ka nisur testimi fizik për pranimin në “Kolegjin e Policisë” për Patrullë të Përgjithshme.
Testimi do të vijojnë deri më 14 nëntor ndërsa do marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që në testimin me shkrim kanë marrë 50 pikë e sipër.
Policia thotë se testimin fizik do ta kryejnë rreth 570 konkurrentë, për 150 vende dhe se çdo ditë konkurrojnë jo më shumë se 80 deri në 100 konkurrentë.

