Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Gjergji Tako
Prokurori i Tiranës, Gjergji Tako u shkarkua nga detyra këtë të premte, më 27 shkurt sepse ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Në vendimin e shpallur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas shqyrtimit të çështjes së Takos, thuhet se bëhej fjalë për probleme të etikës dhe të kriterit professional si dhe sjellje të vazhdueshme që tregonte mungesë angazhimi dhe përgjegjshmërie në detyrë. Probleme të tilla të konsideruara si sjellje të vullnetshme , u vlerësuan se nuk mund të rregulloheshin me trajnim të detyruar në Shkollën e Magjistraturës.
Vendimi i plotë
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 698, datë 15.09.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjergji Tako. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 27.02.2026, në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

